I kapen 52 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari…

0
145

Një 45 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi kishte kthyer banesën në një depo kokaine. Shqiptari u arrestua nga policia e Brescia, Itali, gjatë një operacioni blic. Policia i sekuestroi 52 kilogramë kokainë të pastër, të cilën shqiptari e kishte fshehur në një ambient të banesës.

Nëse lënda narkotike do të shitej me një çmim prej 30 mijë euro, e gjithë droga shkonte me vlerë me më shumë se 1.5 milionë euro.

Emri i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë publik. Kjo është sasia më e madhe e kokainës, që policia e Brescia ka gjetur të paketuar në një banesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here