Shpërthen në Vlorë, pas bizneseve ngrihen në protestë edhe tregtarët e tregut industrial…

0
137

Një tjetër protestë është zhvilluar te bashkia e Vlorës. Pas protestës së bizneseve për mos prishjen e ndërtimeve në Zvërnec, janë ngritur në protestë tregtarët e tregut industrial.

Ata protestojnë për mosmarrjen e pagesë së luftës. “Tregu ka mbaruar, paguajmë taksë bashkisë, nuk paguajmë sigurime”.

“Nuk është bërë asnjë investim. Nuk na u dhanë 400 mijë lekë. Jemi 490 biznese. Bashkia nuk na ka bërë asnjë investim dhe na kërkon 2 fatura, por ne kemi 3 muaj që nuk kemi bërë asnjë xhiro”.

Ndërkohë më herët përfaqësues të bizneseve u ngritën në protestë përpara bashkisë së Vlorës dhe kërkojnë që të mund të punojnë deri në shtator dhe më pas t’i shembin ndërtimet e tyre.

Rreth 50 biznese në Zvërnec, kryesisht bare dhe restorante në plazhe që janë lajmëruar që deri të hënën kanë afat për të çmontuar godinat e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here