Zbardhen ndryshimet në draftin e Kodit Zgjedhor: As ulje taksash, as rritje pensionesh…

0
187

Zbardhen ndryshimet ne draftin e Kodit të ri Zgjedhor, pas dakordesimit mes paleve per Reformën Zgjedhore. Në këtë draft specifikohet se KQZ refuzon listat e partive nëse nuk kanë në përbërje 30 përqind femra dhe saktesohet se qeveria 4 muaj para zgjedhjeve, nuk merr dot vendime.

Pjese e draftit eshte edhe percaktimi se “Nuk mund të ulen taksat 4 muaj para zgjedhjeve. Nuk mund të rriten pensionet 4 muaj para zgjedhjeve”, shkruan Panorama. Nderkohe qe KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor hyn në fuqi.

Ne pjesen e zgjedhjeve, percaktohet: 

Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 9 të këtij ligji.”

Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një ditë të diel brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji.

Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri në 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 18:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here