Basha akuzon Ramën dhe shpalos planin e tij si do ti pasurojë shqiptarët…

0
123

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha me anën e një postimi në ‘’Twitter’’ ka akuzuar qeverinë për dështimin ekonomik gjatë qeverisjes së saj. Strategjia ekonomike e ndjekur prej qeverisë socialiste ka sjellë asgjë tjetër veçse varfërim e qytetarëve dhe falimentimin e bizneseve theksoi kryedemokrati. Një pikë tjetër ku u ndal Basha në postimin e tij është taksimi i sheshtë jo-progresiv që përbën dhe pikën kyçe të strqtegjisë ekonomike demokrate kur të vi në pushtet.

Postimi i plotë: Taksimi Rama” zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.  Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here