Dyshime për të infektuar të tjerë me Covid-19 në Spitalin Rajonal të Korçës. Denoncimin e bën një qytetar, i cili i ka shkruar ish kryeministrit Sali Berisha.
“Ja si infektojnë punonjësit e spitalit të Korçes me Covid-19!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.
“Zoti berisha ju përshëndes. Në spitalin e Korçës një zotëri nga fshati Boboshticë ishe i shtruar prej 10 ditësh. Mjekësia e Rilindjes nuk e kuptonin se ai kishte koronavirus. Ai mund të ketë infektuar gjith stafin. Informacioni vjen nga kunati tim që është infermier”, shkruan ai.