Dokumentet/ Zhupa: Veliaj po betonizon hyrjen e Liqenit me firmën ku punon Rea Xhillari…

Ina Zhupa, Zëdhënëse e PD, ka publikuar një seri dokumentesh, sipas të cilave, Erion Veliaj, po betonizon hyrjen e Liqenit, pikërisht aty ku është Garda e Republikës.

Zhupa thekson se Veliaj ka nisur fazën e parë të betonizimit të zonës së Parkut të Liqenit, me ndërtesa mbi 9 kate e 29 metra lartësi!

“Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

E kemi paralajmëruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet Garda e Republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qendra Kulturore për Fëmijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në çdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.

Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj”, shprehet Zhupa.

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko