Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Gashi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Bashkë me lajmin se ai dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, Gashi thotë po ashtu se shkoi të bënte testin pasi kishte pasur simptoma të lehta.
Për pasojë, shkruan Gashi, ai dhe familja e tij do të vetë-izolohen në shtëpinë e tyre për dy javë.
Postimi I tij i plotë në Facebook:
Të nderum miq,
Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.
Faleminderit!