Pas aktakuzës së ngritur nga zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për Thaçin dhe Veselin, kryeministri Rama e cilësoi si baltosje ndaj Shqipërisë.
Pikërisht për deklaratat e tij në Kuvend 1 ditë pas aktakuzës, ish ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu e konsideroi të dëmshme dhe një përpjekje e për tu bërë lider suprem.
I ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, ish ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu u shpreh se me kryeministri Rama mund të zhvillojë një takim me liderët politik të Kosovës në fillim të korrikut.
Sipas tij, me këtë takim do të humbiste sovraniteti i Kosovës duke i dhënë përshtypjen se Kosova është kukull e Tiranës.
Shehu: Demagogjike. Krejtësisht e dëmshme. Një tendencë e liderit suprem. Rama është bashkëtellall i shkëmbimit të territoreve sepse autor i Vuçiçit. Rama është tellall i një projekti tjetër të Vuçiçit për minishengenin ballkanik. Duke kërkuar të fitojë kapital politik të tij, bashkëqënia me të tilla projekte ka qenë në kundërshtim të madh jo vetëm me interesin e Kosovës por dhe me ato të rajonit. Minishengeni ballkanik e fut rajonin në një situatë të rrezikshme. Në këto momente kërkon të shkojë në Kosovë, më thanë në ditët e para të korrikut dhe do të mbledhë liderët e Kosovës.
Do të ishte një mesazh i rrezikshëm e cila nuk ka të bëjë me bashkëpunimin por me insistimin për të marrë role paternaliste. Nuk ka gjë më të rrezikshme për Kosovën se sa t’i zbehësh sovranitetin përpara botës. Do të japësh përshtypjen se Kosova është një kukull që komandohet nga Tirana. Kjo do ishte dëmi më i madh që do t’i bëhej Kosovës. Nëse do të bashkëpunonim dhe duke iu qëndruar pranë Kosovës, do ta forcojë pozicionin e saj. Por ne fatkeqësisht i kemi dhënë rolin lider Vuçiçit, janë programet e tij që më pas përmenden në shqip nga Thaçi dhe Rama. Programe antishqiptare totalisht.