Shehu: Italia me masa inteligjente ‘doli’ nga pandemia, Shqipëria zhytet në izolim ndërkombëtar…

0
107

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka krahasuar të dhënat e Italisë dhe Shqipërisë sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Shehu thotë se Italia edhe pse ishte një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, ia doli me masa inteligjente , por e kundërta ndodh me Shqipërinë.

Sipas tij, Shqipëria po vijon të zhytet në izolim ndërkombëtar dhe në errësirë duke shënuar bilanc negativ, ndërkohë që duhet të kishte dalë nga pandemia ashtu si vendet e tjera.

Po tashmë ish- ministri i PD shprehet se Shqipëria është e klasifikuar nga OBSH në listën e zezë.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Rama me heshtjen nuk mund te fshehe deshtimin ndaj Covid!

Shqiperia mbas teatralitetit e keq menaxhimit te “mbylljes e hapjes” eshte ne nje situate me te rende epidemiologjike se ne mars, me nje humbje gjigande ekonomike, e vendosur ne “listen e zeze” te OBSh, kur sot duhet te kishim “dale” sic ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.

Per te kuptuar kete le te krahasojme me Italine disa te dhena per dje (per 1 milion banore):

Shqiperia           Italia.

Raste te reja           21,7                   2,5

Vdekje                     0,85                   0,1

Ne reanimacion       4,6                    1,4

Raste te reja/sheruar     1,22           0,1

Pra ndersa Italia me masat inteligjente e nje ecuri konstante “doli”, ne vazhdojme te zhytemi ne erresire e izolim nderkombetar duke pasur:

-Shtim te frikshem te rasteve e vatrave te reja, shtrimeve, vdekjeve, numer te vogel te sheruarish, etj.

-Kolaps e kthim ne ”qendra” kontaminimi te institucioneve shendetesore te pa mbrojtura.

-Mjekun e familjes te paralizuar.

-Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence te nje laboratori me pasoje ate kurbe te pa besueshme.

-Popullesine te pa pajisur me maska.

-Mungese te nje strategjie “mbrojtese e dalese”. Etj.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.

”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullesine, kercenimet me “mbyllje”, as e cfajesojne ate e as permiresojne ndonje gje, perkundrazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here