Skizofreni me vetëmburrje dhe mashtrim i vetvetes…

Nga Ilir Demalia

Nuk ka më narcicizëm dhe injorancë e kompleks inferioriteti se ajo që paraqesin shumë në Cover të FB, librat e tyre herë në këmbë, herë shtrirë, here diagonal, herë në tavolinë, në bibliotekë, librin që po lexojnë, mesazhet që kanë marrrë në inbox shumë me iniciale (të shkruara nga vetë autori) për “përshtypjet e shkëlqyera që i ka lënë autori, për talentin e pakrahasueshem, për magjinë e artit të tij, saj” duke masturbuar vetveten me autoreferencialitetin për të bindur njerëzit se sa gjeni është ky “shkrimtar, poet, piktor e.t.c”.

Çdo ditë mburrin veten dhe gënjejne për “kryeveprat” e tyre duke u mbështetur edhe në sorrogatokartizmin e disa mediave që nuk kanë asnjë lloj standarti dhe norme, po vetëm hajde ti biem me dorë njëri-tjetrit dhe kënaqemi sikur bëjmë seks.

Duke dashur të imponohen për “madhështinë” e tyre nëpërmjet manipulim -simulimit, nuk kuptojnë se i tradhëton inkoshienti i mizerabilitet që e ndjenë veten të vegjël dhe të paaftë.

Është dhe kategoria tjetër që kur dalin në intervista dalin me bibliotekën me libra mbas shpine për të treguar se janë intelektualë. Këta janë mjerim i gjallë për të ardhur keq për gjëndjen delirium-skicofrenik që kanë nga komplekset e të paaftit dhe njeriut të vockël që mendojnë se bota sillet rreth tyre.

Dostojevski në Siberi nuk kishte as bibliotekë, as libra, as FB, Twitter, që të masturbohej me veten si sot, por vëtëm një krevat druri me dyshek tallashi dhe kapotën si mbulojë, nje fuçi me një qyngj për të nxjerrë tymin perjashta dhe borën 3 m dhe acarin dhe nje tavolinë druri me një stol, aty shkruajti kryeveprat e letërsisë botërore si “Shtëpia e të vdekurve” “Krim dhe ndēshkim” sepse Ai ishte Dostojevski.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko