Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me moshapjen e kufijve të BE-së për Shqipërinë.
Në një postim në Facebook, Panariti ngre pyetjen se “çfarë mendon “Task-forca anticovid “, për bllokimin e Shqipërisë nga BE“.
Reagimi i plotë i Edmond Panaritit në Facebook:
Çfarë mendon “Task-forca anticovid “, për bllokimin e Shqipërisë nga BE?
Njerëzit pyesin dhe duan të dinë arsyet e karantinës Evropiane ndaj shqiptarëve.
Apo ajo nuk mendon, nuk interpreton, por vetëm raporton!
Apo “no comment” se do të harrohet edhe kjo dramë, për punë ditësh!
Sepse shifrat e infeksionit në letër i kishin në rregull, si raste të reja për 100 mijë banorë dhe ato teknikisht nuk e justifikojnë bllokimin!
Për shifra të ngjashme BE veproi ndryshe me Serbinë dhe Malin e Zi.
Përse atëherë?
Logjikisht, i bie që ajo që ajo që deklaron dhe raporton ti nuk besohet nga autoritetet e Brukselit. Sepse nuk pasqyron realitetin.
Sepse përndryshe do të na duhej të mendojmë se është bllokim politik!
Që nuk mund të ndodhë të paktën për rastin e pandemisë!