Rama vizitë në Kosovë, Mërtiri e thotë troç: Po shkon për të përçarë, ka frikë për rolin e tij

0
144

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në një vizitë në Kosovë e cila do të zgjasë për të paktën dy ditë, gjatë së cilës do të zhvillojë takime me liderët politikë.

Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në Ora News, e sheh Ramën në pozicionin e fajtorit dhe se kjo vizitë është vetëm një mënyrë për të kururar veten.

Mërtiri: Unë nuk e di se cila është agjenda e kryeministrit Rama, nuk e shoh askund. Unë nuk e kuptoj se çfarë sekretesh i mban Rama dy shteteve. Unë e shoh Ramën në pozicionin e fajtorit, dukshëm goditje në disa segmente të faktorit ndërkombëtar për ta nxjerrë Presidentin Thaçi nga loja për bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Thaçi ka qenë në një aleancë të thellë me Ramën por duket sikur dhe ky i fundit është jashtë loje. Duket sikur kryeministri Rama ka marrë rolin e të penduarit për të kthyer fletën dhe për të hyrë në një rol të ri. Mendoj se po synon të hyjë në një realitet tjetër nga aty ku u zhyt bashkë me Thaçin. Nuk besoj se ai po shkon si faktor unifikues për politikën në Kosovë, ai ka qenë faktor përçarës për Kosovën. 

 Ka pasur konflikte me Haradinaj dhe me Albin Kurtin. Duket sikur ai ka mbajtur anë dhe anën më të keqe. Unë nuk mendoj se Rama ka diçka për t’i dhënë Kosovës. Ai po shkon atje për të kuruar veten e tij që mesa duket është dëmtuar nga e njëjta dorë që do të dëmtojë Thaçin. Është një frikë që Rama ka mbi rolin e tij. Një prej arsyeve pse faktori ndërkombëtar ka qenë i butë me Ramën, janë arsye përtej Shqipërisë. Ndërkombëtarët kanë qenë me 1 sy qorr dhe 1 vesh shurdh për të gjitha gjërat që ka bërë Rama. Kjo sepse kanë arsyet e tyre në lidhje me politikat e jashtme. Derisa Rama ka dështuar në këtë politikë, ai ndihet i dobët dhe kjo mund ta çojë drejt humbjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here