Ditën e sotme në disa portale në vendin tonë pati një lajm të rremë lidhur me vdekjen e mjekut Arjan Pushi për shkak të Covid-19. Por lajmi në fjalë është përgënjeshtruar nga ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në emisionin Open nga Eni Vasili.
“Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret. Është ministria e Shëndetësisë që jep informacione. Ne kemi ruajtur transparencën me përgjegjësi.” tha Manastirliu.