Veliaj ‘kërcënon’ kompanitë e transportit publik: Nisni punën ose…, kthehuni te Astiri opo Teatri

0
93

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka paralajmeruar kompanite e transportit publik urban për të rifilluar shërbimin ndryshe do të humbasin licencën.

“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.

“Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo.

Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se në këtë periudhë sakrificash të gjithë duhet të bëjnë maksimumin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here