Njoftimi zyrtar/ Shqipëria jashtë listës së fluturimeve drejt BE

0
150

Aeroporti i Tiranës në një komunikatë për shtyp ka bërë të ditur vendimin e diplomatëve të EU, të cilët pas një takimi vendosën që Shqipëria të mbetet jashtë listës së shteteve të cilave do tu mundësohet të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Evropian.

‘Situata shëndetësore në Shqipëri, duket se nuk i ka bindur zyrtarët e Bashkimit Europian që të hapin dyert për shqiptarët. Ndaj, pas takimit të mbrëmshëm të diplomatëve të EU, Shqipëria është lënë jashtë listës së shteteve, që mundëson qytetarët të mund të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian

Sonte pritet të zyrtarizohet lista.

Pavarësisht se kishte shumë shpresë për datën 1 korrik, të gjithë shqiptarët, të pajisur me pasaportë të rregullt, nuk do të munden të lëvizin lirisht drejt destinacioneve Shengen. Pas 2 javësh, kjo listë do të rishikohet, ndaj të jemi të kujdesshëm, të mbajmë distancimin fizik dhe higjenën.

Mbeten në fuqi rregullat për ata që kanë pasaportë EU dhe lejeqëndrimi në shtetet e EU, për lëvizjen e lirë.

Shëndet e shpresë.

Tirana International Airport”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here