Ish-deputet i PD, Klevis Balliu u shpreh se Raporti i Dhomës Amerikane është tejet shqetësues, por edhe më shqetësues është mohimi i gjendjes nga përfaqësuesit e qeverisë.
“Nëse mohon do të thotë që nuk do të zgjidhësh problemin, – shprehet Balliu.
– Nëse mohon 15 kushtet do të thotë që ske në plan të punosh për të plotësuar kushtet e BE. Nëse mohon varfërinë do të thotë që nuk ke në plan të zgjidhësh hallet e qytetarëve. Ndaj një qeveri mohuese është tragjedi e vërtetë. Mohon sepse nuk punon, mohon sepse nuk është për zgjidhje, mohon sepse vjedh.”
Deklarata e Balliut erdhi pas konferencës së organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, në të cilën Enio Jaco, President of saj, u shpreh:
Që të përfitojmë nga ky moment duhet të punojmë së bashku.
Në radhë të parë sektori privat dhe administrata publike, forcat politike dhe partnerët ndërkombëtarë për të krijuar së bashku një ambient transparent biznesi, me rregulla të qarta tregu që e bën Shqipërinë një nga vendet më tërheqëse për Investime në Ballkan”.