Policia e Vlorës ka vënë pranga 3 persona, pasi akuzohen për tentativë të kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë kanabisi.
Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster si dhe A. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim