“Ministria e Diasporës është një show”, Iljazaj: Vota e emigrantëve nuk mund të jetë e barazvlefshme me atë të qytetarëve që jetojnë në Shqipëri

0
180

Analisti Ervis Iljazaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për votën e emigrantëve, tha se pikërisht emigrantët nuk mund ta kenë votën të barazvlefshme me qytetarët e Shqipërisë.

Ervis Iljazaj: Që të më ndikojnë jetën time njerëz që kanë 20 vjet që jetojnë jashtë, mua nuk më duket e drejtë. Gjykoj se vota e emigrantëve nuk mund të jetë njësoj me votën e qytetarëve që jetojnë këtu. Nuk ka në Europë ndonjë vend që vota e emigrantëve të jetë e barabartë me atë të vendasve, që jetojnë në vend.

Oerd Bylykbashi: Mos harojmë se vota e emigrantëve është ajo që nuk shitet e blihet. Ka 4 vjet që u tha do të ketë një listë me emigrantët dhe adresa ku jetojnë e nuk është bërë Asgjë. Ministria e Diasporës është një shou. Janë zero të regjistruar, kështu që kemi përpara një institucion që nuk bën gjë përpara në nismën për të votuar. Nuk do jetë si reforma në drejtësi, ku kishte probleme. Zgjedhorja është politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here