Vasili publikon faktet dhe i bën thirrje SPAK: Zgjohuni, hetoni Ramën për pandeminë

0
143

Nga Petrit Vasili

 

Ja faktet! SPAK zgjohu, per ligj e humanizem heto Edi Ramen per Pandemine!

I gjithe drejtimi i Pandemise u perqendrua nga Edi Rama qellimisht ne doren e tij.

Rama beri kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin me kurajon karakteristike te injorantit dhe arrivistit politik te semure.

Deshtimi eshte nje fakt i vertete dhe i hidhur.

Shifrat flasin vete. Jane shifra te renda.

Asnje bëlbëzim i Rames dhe i ministrise nuk fsheh dot kete te vertete, patetizmat farse dhe hipokrite nuk ndihmojne askend.

Refuzuan me arrogance te marrë cdo sugjerim konstruktiv dhe profesional qe ju beme.

Pasojat i vuajne shqiptaret.

Pergjegjesia e Rames eshte shume e rende.Rendojne mbi të dhjetra jete njerezish e qindra e qindra te infektuar.

SPAK jo vetem ne respekt te detyruar te ligjit por edhe per humanizem duhet te kish filluar hetimin ndaj Rames.

Prokuroria ne Itali ka thirrur kryeministrin Konte per ceshtjen e administrimit te pandemise.

Meqenese SPAK nuk i gjen dot faktet per te filluar hetimin ndaj Edi Rames per menaxhimin kriminal te Pandemise po e ndihmojme ne me deklarimet e rrezikshme dhe me pasoja te Edi Rames.

Lexojini vete deklarimet e tij slandaloze:

Rama ne 2 maj deklaronte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja cfare thoshte po ky Rama ne 2 qershor:

” doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte perdorimin e maskave:

“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.

Me 17 mars Rama refuzonte te bente testime ja cfate thoshte:

“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here