Zgjedhjet brenda LSI, Haxhinasto: Veting i brendshëm për kandidatët për deputetë, kryetari sipas parimit “një anëtar-një votë”

0
139

Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, ish-deputeti i LSI Edmond Haxhinasto tha se procesi i riorganizimit të brendshëm të partisë ka nisur. Ai theksoi se ky riorganizim përfshin përgatitjen e programit, strukturave dhe vetingut të brendshëm për kandidatët.

LSI ka kohë që e bën këtë. Intensiteti do të rritet në muajt e ardhshëm. Do të kurorëzohet në muajt e ardhshëm me zgjedhjen e kryetarit me parimin një anëtar një votë. Ky proces organizimi të brendshëm do të shkojë paralel me përgatitjen e strukturave, me programin tonë, me përfaqësuesit tanë që do të kalojnë procesin e vetingut të brendshëm. Të jemi të gatshëm për një konkurrim dinjitoz”, tha ai.

Në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm, Haxhinasto komentoi edhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rolin e Shqipërisë në rajon. Lidhur me këtë të fundit, Haxhinasto vë re se ka një zbehje, që është reflektuar edhe në raportet e Bashkimit Europian.

Shqipëria është faktor stabiliteti. Nuk ka nevojë për koment. Para disa vitesh, ky rol ka qenë edhe më aktiv. Mjafton t’u referohemi edhe raporteve të BE. Vlerësimet kanë qenë shumë më entuziaste. Vitet e fundit, ky entuziazëm ka rënë. Jemi kritikuar për paqartësi në rolin tonë në rajon. Faktori shqiptar duhet të tregojë maturi dhe përgjegjësi. Është faktor i rëndësishëm dhe ka rol për konsolidimin e paqes dhe avancimin e axhendave integruese dhe stabilizuese”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here