Maliqi publikon pamjet: Ja si policia mbron oligarkët, mbron mafien…

0
123

Deputeti Lefter Maliqi ka publikuar në rrjetin social një video, ku shfaqen punonjës policie, që marrin në mbrojtje, sipas ligjvënësit oligarkët e Edi Ramës.

“I shikoni oligarkët e Rilindjes, i shikoni zaptuesit e pronave të pasurive tuaja, e shikoni si shteti policor mbron mafien, oligarkët që shajne e fyejnë qytetarët.

Këta bashkëpunëtorë të Rilindjes së krimit duhen rrëzuar sa më parë, këta gjakëpirës duhen ndëshkuar”, shkruan Maliqi.

Në videon e publikuar më parë edhe nga ish-Kryeministri Berisha shfaqet Gjergj Luca, biznesmen, i cili cilësohet si oligark i Ramës. Ai i drejtohet me fyerje dhe sharje një grupi qytetarësh që po protestojnë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here