Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, eksperti i ekonomise Pano Soko u ndal në rastin e koncesionit të rrugës Fier-Milot, i cili sipas tij ka elementë që përbëjnë shkelje.
“Procedura deri tani ka shkelje. Të gjitha këto duhet të shikohen imtësisht. Ka mundësi për t’u bërë me forcën e ligjit. Po flasim për një tender. A ka studim fizibiliteti? A ka diskutim publik për të? A janë publikuar të dhënat? Këto nuk janë bërë. Pra, është e thjeshtë të kapet procedurialisht. Hileja është se Rrogozhinë-Fier do të bëhet me lekë. Çdo 50 km do të ketë një pagesë për rrugën. Këtu duhet patjetër që shqiptarët të marrin fatin në dorë”, tha Soko.