Shqiptarët në mëshirë të lëmoshave të bamirësisë! Panariti: Fytyra e vërtetë sociale e pushtetit…

0
116

Nga Edmond Panariti

Birn, rrjeti më i madh investigativ i Ballkanit, dëshmon se vetëm 12% ndihmave ushqimore të shpallura si shtetërore pas tërmetit dhe koronavirusit janë në fakt të tilla.
Sepse pjesa dërmuese mbi 80% janë donacione bamirësisë dhe kontribute të biznesit.

Madje edhe ato pak paketa shtetërore të shpërndara janë të holluara me përbërës të dhuruar duke futur në to edhe hurma arabie të donacioneve, krahas miellit, vajit dhe kripës!

Zero! Asnjë nismë ligjvënëse nga shumica për të krijuar një program afat gjatë të ndihmës ushqimore për shtresat në nevojë, ashtu siç bën prej dekadash programi Food Stamps Amerikan që funksionon me sukses edhe në shtetin më të pasur në botë.
Atje ku nevojtarët në sytë e të varfërve tanë janë ultra të pasur për standartin e tyre të jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here