Policia e Durrësit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në orët e pasdites, ku në këtë qytet janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas Policisë mësohet se ka qenë një konflikt çasti, ku një person i dyshuar me inicialet A. V, ka qëlluar me armë zjarri
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.V dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.