Britania e Madhe ka publikuar sot një listë të plotë të vendeve, te cilat duke filluar nga data 10 korrik do të jenë të përjashtuar nga masa e karantinimit 14 ditorë.
Shqipëria nuk është në listën e shpallur sot që do të thotë se ata që do të udhëtojnë drejt Anglisë do të hyjnë në një karantinim 14 ditor me të mbërritur atje.
Shqipëria nuk u përfshi në vendet e ashtuquajtura ‘të sigurta’ nga pikëpamja epidemiologjike para pak ditësh edhe nga BE-ja.
Lista e miratuar nga autoritetet shëndetësore në Angli, ka rreth 60 shtete që konsiderohet se kanë nivele të ulëta të koronavirusit nuk do të duhet të izolohen.
Ndër vendet që nuk janë në listë, veç Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara, Suedia, Meksika, Brazili, Rusia, Irani, India, Pakistani dhe Bangladeshi.