Goditje për besueshmërinë e vetingut: Luan Daci ka rifilluar të gjykojë

0
128

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është kthyer në detyrë dhe është bërë pjesë e gjykimeve dhe vendimeve per mbajtjen apo largimin nga sistemi të gjyqtarëve e prokurorëve.

Aktualisht, Luan Daci ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), pas kallëzimit të ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Edhe gjatë intervistës në Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat.

Në 20 Maj, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Daci ndërsa në 5 Qershor, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi rikthimin në detyrë të tij.

Tashmë çështja e Dacit ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi SPAK ankimoi vendimin e Apelit.

Pavarësisht se Daci po gjykohet, KPA vendosi ta lërë në detyrë duke e bërë pjesë të trupave gjykuese.

Pjesmarrja e Dacit në trupat gjykuese të KPA, ngre disa pikëpyetje:

Së pari në lidhje me besueshmërinë e vetë institucionit të KPA.

Së dyti mbi ligjshmërinë e vendimeve ku pjesë e trupit gjykues është Daci, nëse ai dënohet nga Gjykata.

Një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës është besueshmëria e publikut tek institucionet e shtetit. Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese ka përforcuar se”Besueshmëria ka të bëjë me bindjen e individit se nuk duhet të shqetësohet vazhdimisht ose të jetojë me frikë për ndryshueshmërinë dhe pasojat negative të akteve juridike, të cilat mund të cenojnë jetën private ose profesionale”

Kështu prania e Dacit në cilindo trup gjykues për magjistrantët, cenon besueshmërinë e publikut, pasi një person, i cili po gjykohet nga një gjykatë, merr pjesë dhe vendos për karrierën e qindra magjistrantëve. Gjithashtu prania e tij në trupa gjykuese, shkakton ndjenjën e pasigurisë tek cilido magjistrant, nëse ndaj tij po zhvillohet një proces i drejtë.

Ligji i vetingut ka vendosur domsodoshmërinë e ruajtjes së besueshmmërisë tek sistemi i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët, duke përcaktuar cënimin e këtij besimi si shkak të mjaftueshëm për përjashtimin e tyre nga sistemi.

Një standart i tillë ligjor po anashkalohet në rasin e Dacit.

Nga ana tjetër Exit ka argumentuar se prania e Dacit në trupa gjykuese cenon procesin e rregullt ligjor.

Nëse Daci shpallet fajtor për fallsifikim të dokumenteve, vendimi i gjykatës do të vërë në pikëpyetje të gjitha vendimet e marra nga trupat gjykuese, në përbërje të të cilave ka qenë gjyqtari Daci, në kushtet kur zgjedhja në kundërshtim me ligjin shkel një ndër parimet kryesore të procesit të rregullt ligjor “gjykatën e caktuar me ligj”.

Exit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here