Lajm i papritur dhe i befasishëm në Barcelonë.
Lionel Mesi ka bërë një frenim të papritur në bisedimet për rinovimin e kontratës së tij me katalanasit dhe dëshiron që të largohet sezonin e ardhshëm.
Raportimi i lajmit “bombë” që ka tronditur kampin katalanas erdhi nga Manu Karrenjo, gazetar i “El Largueros”.
Sipas tij, sulmuesi argjentinas nuk ka dëshirë që të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona dhe është i lodhur nga gjithçka po ndodh në këtë skuadër në muajt e fundit.
Disa ditë më parë u përfol se babai i Mesit dhe katalanasit po hidhnin hapat për arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës edhe për 2 vite të tjera, por Leo nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë për momentin.
Ai kërkon ta mbyllë këtë kontratë në qershorin e vitit 2021 dhe pastaj të largohet si lojtar i lirë për të nisur një tjetër aventurë.