I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” , ekonomisti Klodian Muço u shpreh se ne vend, nuk ka me vizion për ekonominë, pasi në kulmin e krizës kur mijëra persona kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë, qeveria mendon për PPP-të.
Klodian Muço: ”Në 10 vitet e fundit kemi rritur GDP me 2,8 miliardë. Nga anatjetër kemi rritur borxhin publik me 3,1 miliardë. Praktikisht, rritja ekonomike në 10 vitet e fundit është e bazuar vetëm te borxhi publik. Përkundrazi, edhe ky borxh është shpenzuar në mënyrë inefiçente, pra nuk ka dhënë efektet e pritshme, është shpenzuar keq. Kemi pasur më shumë rritje të borxhit sesa rritje të ekonomisë. Nëse do shikojmë politikat e ditëve të fundit se çfarë po bën qeveria, në kulmin ku ne kemi mbi 100 mijë veta që kërkojnë pagën e luftës, kemi 65 mijë që kanë humbur vendet e punës, 35% e turizmit do jetë me rënie. Çfarë bën qeveria? Mendon për PPP-të e rradhës. Nuk ka vizion.”