”Situata me virusin shumë e rëndë”, Basha: Qeveria të mos fshihet, të bëj publik planin mbrojtës

0
94

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar ne Zone e Lire, me gazetarin Arjan Cani foli edhe per situaten aktuale te infektimeve dhe shtimeve te rasteve me covid-19.

Basha:Numri i viktimave ka arritur zyrtarisht ne 72, them zyrtarisht sepse kemi shume raportime per njerez te tjere te cilet kane nderruar jete me simptoma te ngjashme, por nuk jane raportuar zyrtarisht. Numri i te intubuarve dhe te shtruave po keshtu eshte rritur. Infeksionet jane rritur, pra eshte situate shume, shume e veshtire.

Çani: Nese do te ishe kryeminister sot a do ta riktheje karantinen?

Basha: Çeshtja nuk shtrohet kaq thjesht. E para dhe kryesorja ne kete moment qeveria duhet te beje ate qe i kemi kerkuar qe para tre muajsh. Te na tregoje çfare plani emergjence ka per t’u perballur me kete qe qartesisht eshte vale, nese mund ta quajme vale e dyte, pas tre muaj sakrifice. Me dalje 5 here ne dite ne TV dhe 10 here ne dite ne Facebook, nganjehere me fjalor te papranueshem, qe ngjallte terror dhe frike sesa informonte njerezit. Tani shikoni pak komunikimin qeveritar apo te vete Kryeministrit sa here flet per situaten, zhduket. Situata eshte shume e rende prandaj gjeja e pare qe kerkohet, dhe nese do te isha ne qeveri, do te beja transparence se çfare plani ka qeveria tani; sa stoke tamponi kemi tani; si eshte situata sa i perket kapaciteteve spitalore; cila eshte strategjia e testimit per tu marre me kete faze te avancuar te infeksioni; çfare plani kemi nese kjo vazhdon apo akoma me keq perkeqesohet; çfare pakete tjeter kemi per te ndihmuar ekonomine e cila dy paketat e para jo vetem qe nuk eshte ndihmuar por ka shkuar me thelle ne grope. Pra, tani eshte koha qe qeveria te mos fshihet, kryeministri te mos fshihet, por te dale dhe t’u thote shqiptareve me kete situate ku ndodhemi sot cilat jane planet e qeverise per t’u perballur.

Çani: Ajo qe me intereson mua dhe publikut eshte se ti nuk je partizan i rikthimit te karantines apo jo?

Basha: Une jam partizan i marrjes se masave per te mbrojtur shendetin e njeriut dhe per te mbrojtu ekonomine.
Ne sot duhet te dime ne radhe te pare cila eshte gjendja reale e spitalit. E dini ju qe vatrat kryesore e perhapjes se Covid jane spitalet?! E dini. Cilat jane vatrat e dyta?! Fasonet. Çfare ka ndodhur?! Diçka qe e kemi paralajmeruar prej javes se pare. Merrni masa per te mbrojtur vijen e pare. Ju e dini u nda nga jeta doktor Arjan Pushi para disa ditesh, nje nga mjeket me.te nderuar, une e kam njohur personalisht. Kemi sot te tjera raste qe nje mjek dhe nje infermiere jane infektuar. Pra, vija e pare dhe e fundit mbrojtese qe jane mjeket, infermieret, personeli shendetesor, shoferet e ambulancave; kjo eshte e para. E dyta duhet urgjentisht te merren masa sa i perket tamponimit dhe analizave, sepse edhe sot mesa pash nga komunikata, ishin duke 380 teste. Jane te pamjaftueshme ne kete situate. Ndersa apeli qe kam per qytetaret eshte te mos e nenvleftesojne kete situate. Maska ne ambiente te mbyllura, ne afersi me njerezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here