Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2003. Shqiptari ishte futur në banesën e një të moshuare në qytetin e Volos dhe pas grabitjes e kishte vrarë duke e goditur disa herë me sende të forta.
“Asnjë çështje nuk është e mbyllur për Policinë Greke, pa marrë parasysh sa kohë kalon, nëse nuk hetohet”, tha Drejtori i Përgjithshëm Rajonal i Policisë së Thesalisë, Asterios Mantziokas, i cili theksoi se “puna metodike që kryhet çdo ditë në laboratorët e mjekësisë ligjore do të zbulojnë edhe raste të tjera të ngjashme”.