Rastet e shtuara me Covid-19, Panariti: Testim, gjurmim, izolim, 3 hapat e vetëm për pandeminë…

0
173

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se duhet rritur menjëherë numri i testimeve në mënyrë që të preken sa më pak njerëz me Covid-19.

Ish-deputet i LSI-së, kritikon qeverinë për mënyrën se si po menazhon situatën.

“Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton. Testim, gjurmim, izolim. janë tre hapat e vetme për kontrollin e Covid-19. Nuk ka rrugë tjetër.

Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për “show force” e preferojnë vetëm ato qeveri, të cilat dështojnë te të parat.

Po korr atë çka ke mbjellë me hapa të gabuara. Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës”, shkruan Panariti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here