Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po flitet për horrorin eKombinatit që ka shokuar mbarë opinionin publik në vendin tonë. Gazetarja Anila Hoxha tha se në deklaratën e parë të mbijeuarës së vetme, Blerta Josifi nuk thuhet se cilin religjon ndiqnin 5 vitet e fundit.
“Në deklaratat e motrës nuk thuhet se cilin religjon kanë ndjekur 5 vitet e fundit. Ajo ka thënë që më herët kanë ndjekur Kishën Ungjillore në Përmet dhe pastaj ka ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Në deklaratë Blerta tregon se vitet e fundit ritet i bënin në shtëpi dhe besonin tek ringjallja. Pra ka një paqartësi cili religjon kanë ndjekur”- tha Anila Hoxha.