Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar për herë të tretë mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.
Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera.
Ka qenë vetë deputetja që e ka bërë të ditur fitoren e saj përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ku ka falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.