Dështim, Dështim dhe vetëm Dështim kjo është kryefjale e qeverisë Rama në këto 7-vite, të presësh të menaxhojë krizë kaq të rëndë një qeveri e dështuar në normalitet, është naivitet, për të mos thënë budallallëk shkruan ndër të tjera ish deputeti Spahiu në llogarinë e tij në Facebook
Spahiu tha që nuk mund të presësh nga të dështuarit dhe hajdutët e votave të menaxhojnë krizën, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
Ja postimi i plotë:
Të presësh të manaxhojë një krizë kaq të rëndë një qeveri të dështuar në kohë normale, është naivitet, për mos të thënë budallallëk.
Dështoi të krijojë vende të reja pune, madje detyruan mijëra shqiptarë të kërkojnë azil dyerve të europës.
Dështoi në rritjen e investimeve të reja, ato të huaja kryesisht. Në shtatë vite asnjë investim i tillë. Të vetmet investime ndërtimet e kullave në çdo cep të Tiranës.
Dështoi në stimulimin e industrive prodhuese në vend, si gjeneratorë kryesorë punësimi.
Sektori i bujqësisë vazhdon në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë apo politikë stimuluese, duke u konkurruar keqas nga importet.
Dështoi në ofertën utopike të shëndetësisë falas. Konçensionet në shëndetësi akuzohen si më korruptivet dhe pa asnjë efekt pozitiv në shëndetin e njerëzve.
Dështoi me reformën arsimore, sot studentët por dhe pedagogë jetojnë në një nga periudhat më të çoroditura të arsimimit.
Dështoi në luftën kundra korrupsionit. Shqipëria rënditet si vendi më i korruptuar në rajon, madje nga më të korruptuarat në botë.
Dështoi në luftën kundra krimit madje ndodhi krejt e kundërta. Departenti Amerikan i Shtetit na rëndit si vendi kryesor prodhues por dhe tranzit i drogës.
Dështoi në uljen e borxhit, si premtimin më të madh dhe kali i betejës së Rilindjes kur erdhi në pushtet. Sot borxhi publik ka kaluar 80% të PBB-s.
Pra, e vetmja arritje e Rilindjes është fjala DESHTIM, në kohë normale.
Si mund të presësh që këta të paaftë, këta të korruptuar, këta hajdutë votash dhe zgjedhjesh, të zgjidhin krizën e pandemisë?
Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme!