Vijojnë infektimet me COVID-19 në radhët e politikanëve të Kosovës, teksa kësaj radhe ka rezultuar pozitive deputetja Eliza Hoxha e PDK.
STATUSI NGA ELIZA HOXHA
Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…
Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll
Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…
Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.
Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.
#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen
p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.
?Sh’net!