Kur pushteti të errëson arsyen!

0
295
Nga Elmaz Sherifi
Rama është fokusuar keq te pushteti. Çdo gjë më të e lidh. Edhe gjatë tërmetit për pushtetin fliste, prandaj edhe pas tetë muajsh nga shkatërrimi i shtëpive, promovon vetëm projekte. Enver diktatori, pas gjashtë muajsh ua ndërtonte në dimër e nëpër dëborë shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti shqiptarëve. Rama edhe në pandemi, nuk mendon si e ku do investojë që të ruhet shëndeti e gjallërohet ekonomia, por shfaq projekte e kërkon nga administrata 800 mijë vota.
Aq po tmerrohet nga humbja e pushtetit, sa harroi premtimin që i dha Ambasadores Kim për marrëveshjen, dhe luan ” ferrave e nëpër murrize”, për të ndryshuar kushtetutën, që të heqë koalicionet parazgjedhore.
Filozof surrelist! Harroje. Nuk mund të ndryshohet kushtetuta me deputetë listarë dhe nuk ndryshohet legjislacioni zgjedhor në kollonat kryesore per zgjedhjet e radhës. Mos u turpëro më shumë me lajthitjet logjike.
Miratoni në Kuvendin e Sajuar marrëveshjen e Komitetit politik, me procedurat që keni pranuar, kur ai institucion u krijua, duke delegjitimuar Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Kuvendin e Sajuar.
Akti i parë i Gjykatës Kushtetutese do të jetë vërtetimi i legjitimitetit të zgjedhjeve vendore, ashtu si e ka përcaktuar Raporti i Komisionit të Venecias.
Filozof, thirri arsyes. Keni humbur pushtetin moral, prandaj do e humbni edhe pushtetin politik dhe vetëqeverisjen vendore !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here