Ramës i intereson një popull sa më i varfër dhe i sëmurë…

0
123

Nga Enkel Demi

Në 30 korrik Edi Rama do të ndryshojë Kushtetutën. Megjithëse zonja Merkel e veçoi Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, megjithëse komisioneri për zgjerim kërkoi zbatimin e reformave, megjithëse PPE kërkon zbatimin e marrëveshjes dhe vetëm të asaj të arritur me opozitën, Rilindasi do i shkojë deri në fund.

Ai nuk do të respektojë një marrëveshje që u përshëndet nga zoti Pompeo, sepse i tutet Myslymit dhe 133 fjalëve që ka në fjalor Rudina.

Ashtu si dhe Haxhi Qamili ka për të na thënë: “për sa kohë të kem Myslimin dhe Rudinën nuk pyes për Evropë, ingliz, gjerman dhe Amerikë”.

E ka ndarë mendjen të dhunojë pluralizmin dhe gjithë lirinë e tij shumëngjyrëshe për t’i futur shqiptarët në një kaush. Kështu e dobëson krejt frymën opozitare, e cila falë koalicioneve do të materializonte qoftë dhe 1000 vota që mund t’i sjellë një parti e vogël. Jo, këta 1000 qytetarë nuk vlejnë për Edi Ramën, duhen hedhur në kosh dhe nuk duhet të gëzojnë lirinë bazë të pluralizmit; të drejtën e zgjedhjes.

Duke e telendisur opozitën, e cila pa hyrë në garë do të jetë një kafshë të plagosur, me “çunat problematikë” e ka të lehtë të vjedhë e grabisë vota, ani se i kërkojnë të hetojë dosjen 184 dhe 339.

Pasi ta bëjë këtë duhet të presë reagimin.

Cili është ai? Rruga!

Këtu na hyn në punë sëmundja që si me magji i zgjidh dy halle.

E para, ka mbjellë varfërinë, e cila kurrë nuk është e dinjitetshme. Një i varfër për bukën e gojës së fëmijës ka gjithë të drejtën e kësaj bote të shitet, madje fare lirë për një çapë.

E dyta, sëmundja paralizon revoltën. Nuk lejohen tubimet në rast sëmundje, se mund të infektohet gjindja, ndaj kërbaçi i Lleshit gazsjellës nis që te shtëpia. Me një vendim qeverie të mbyll dhe një herë brenda zotëria dhe ja ku u lamë.

Kjo është arsyeja që qeveria e Edi Ramës e ka lëshuar pa duar sëmundjen dhe nuk merr asnjë masë që ta kufizojë a ta kontrollojë. Shqiptarët që po i bëjnë me faj se nuk mbajnë maska, janë viktimë e një mendje perverse, e cila kërkon sa më shumë të sëmurë, në mënyrë që nesër të mos i lërë të dalin e të kundërshtojnë robërinë. Sot, shqiptarët janë lënë në dorë të seleksionit natyror. Kush ia hedh koronavirusit mirë, kush jo le të vdesë.

E vetmja gjë që nuk parashikojmë dot është se a do të jenë kaq kokëulur njerëzit apo kundërshtarët e regjimit?

Përsa i përket ndërkombëtareve ata do të shtojnë kushte të tjera për integrimin, por Edi Ramës dhe kolaboracionistëve të tij pak u hyn në xhep. Partia që ai ka trashëguar doli nga të gjitha traktatet, izoloi vendin dhe ushtroi diktaturën. Ç’të keqe do të shihte Gramoz Ruçi që mos t’i shërbente Enverit, por Edverit?

Kjo është e vetmja udhë që Edi Rama të rrijë në pushtet, madje mos të çuditemi që disa nga këta dashnorët e “listave të hapura” t’i bëjnë kërkesë zyrtare që çunin e gjatë me brekushe ta shpallin mbret. Nuk është se kjo nuk ka ngjarë më parë në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here