Covid-19/ Ekspertja e Task Forcës pranë PD: Maska nuk mjafton, s’ka strategji eficiente, ja 4 dështimet

0
238

Ekspertja e Task- Forcës pranë PD, Liljana Shyqyriu ka konstatuar 5 dështimet në menaxhimin e situatës së COVID-19 në Shqipëri që kanë çuar në rritjen e rasteve në javët e fundit. Shyqyriu thotë se teksa Shqipëria renditeti e 12-ta në Europë dhe e 52-ta në botë sa i përket infektimeve për 1 milionë banorë, e vetmja masë që është marrë është maska që është e nevojshme por jo e mjaftueshme.

STATUSI NGA LILJANA SHYQYRIU

PAPERGJEGJSHMERIA ULET KEMBEKRYQ

Perhapja e infeksionit nga Covid 19 si dhe rritja e pakontrolluar e rasteve te reja tregon edhe nje njehere deshtimin ne menaxhimin e situates se epidemise.

Nga te dhenat e fundit bazuar ne numrin e rasteve te reja per 1.000.000 banore vendi yne renditet i 12 ne europe dhe i 52 ne bote.Nese i krahasojme keto shifra me muajt e meparshem do shohim se kemi nje kapercim ne renditje ne dy skajet e tabeles .
Nderkohe ne pergjigje te kesaj rritje te skajshme ne renditje boterore apo europiane e vetmja mase e ndermarre nga ana e vendimmarresve per strategjine anti Covid eshte Mbajtja e maskes ne ambientet e mbyllura.Mbajtja e maskes si mase e ndermarre ne kete situate eshte thjesht nje mase e nevojshme por jo e mjaftueshme per zgjidhjen e situates.
Shtimi i numrit te rasteve ka ardhur si pasoje e mungeses se nje strategjie eficiente dhe gabimeve te bera ne fazat e hapjes duke mos ndjekur kritere specifike ne cdo faze te saj.
Mungesa e marrjes se masave eficiente ne Institucionet Shteterore dhe ato shendetesore,mungesa e testimeve per te njohur situaten e vertete, mungesa e pregatitjes dhe edukimit te opinionit publik beri qe infeksioni te perhapej ne shifrat e larta dhe te pakontrollueshme ne keto momente nga ana e strukturave perkatese.
Keqmenaxhimi i situates dhe deliri per te konkuar me vendet modele te Europes apo botes coj ne deshtimin e parandalimit te perhapjes se SARS-COV-2 dhe konkretisht

    1. Nuk u arrit parandalimi i perhapjes se infeksionit ne mjediset spitalore apo qendrat shendetesore dhe me keq akoma u pranua publikisht qe infeksionet nozokomiale(apo Sars-Cov-2 ne rstin konkret) jane infeksione rutine ne mjediset spitalore.
      2.Nuk u moren masa per parandalimin e perhapjes se infeksionit ne Administraten Shteterore te cilat u kthyen ne vatra .
      3.Nuk u bene permiresime te protokollove per bizneset dhe ne vecanti per fasonerite apo call center midis te cilave povazhdojme te kemi riinfektime .
      5. Nuk u realizua me eficience Izolimi i te semureve apo karantinimi i te dyshuarve per parandalimin e infeksionit ne ambientet familjare
      Autoritetet Shendetesore bejne mire qe te hartojne urgjentisht nje strategji eficiente dhe te marrin masat e duhura per te parandaluar perhapjen e metejshme te infeksionit sepse nuk mund te perballohen epidemite vetem me maska apo me masa ku fajesohet qytetari dhe nuk merret asnje pergjegjesi Institucionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here