Forcat e rendit kanë finalizuar një operacion të rëndësishëm në Korçë, ku u arrestua një 39-vjeçar i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Operacioni, i koduar, “Ndihmësi”, dhe i koordinuar nga Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka vënë në pranga shtetasin Dh. Sh., banues në Korçë.
Personi akuzohet se si pjesë i një grupi kriminal që operonte në vende të ndryshme të Europës, transportonte dhe ”pastronte” të ardhurat ilegale të grupit në vendin tonë.
Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.