Ushtria serbe del kundër urdhrit të Vuçiç, refuzon të ndalojë protestat në Beograd….

0
124

“Ushtria serbe del kundër urdhrit të Vuçiç, refuzon të ndalojë protestat në Beograd”,- kështu njofton media Nova në Serbi. Portali shkruan se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve.

Policia u përplas sërish me protestuesit në Beograd, teksa u shënua nata e tretë e protestave të dhunshme. Demonstruesit vazhdojnë të sfidojnë urdhrin që ndalon grumbullimin e njerëzve. Edhe këtë herë, protestuesit sulmuan godinën e parlamentit, duke tentuar që të futen brenda. Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe përplasja u zhvendos në rrugë. Ndërkohë portali Nova në Serbi raporton se ushtria ka refuzuar urdhrin për të marrë pjesë në shtypjen e protestave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here