Nga Zef Preçi –
Le ta themi hapur qe ne fillim: asnje sistem elektoral ne vendet demokratike apo quasi-demokratike, perndryshe jodiktatoriale, nuk eshte “i keq”ne vetevete. Kjo per sa kohe mundeson qe qytetari, taksapaguesi te kete mundesi jo vetem te votoje, por edhe te zgjedhe periodikisht individet qe do ta qeverisin. Madje kjo e dyta (ushtrimi i se drejtes per te zgjedhe dhe per t’u zgjedhe) perben edhe vijen ndarese midis te djeshmes moniste (dmth regjimit ne te cilin qytetaret vetem votojne, nje pjese e mire me detyrim dhe nen kercenimin e reperkursioneve nese nuk merrnin pjese ne procesin teresisht formal te votimit) dhe “te sotmes”. Ne fakt duhet thene “te sotmes sic ishte deri ne April 2008” dhe sic duhet te jete edhe ne te ardhmen. Dmth kjo “e sotmja” sot, ngjan me shume me “te djeshmen” moniste, por qe ka kuptim dhe funksionon vetem nese hapet gara, sic konstaton me te drejte juristi i njohur Ylli Manjani. Por listat e hapura (se per hapje gares ne politike as qe behet fjale) sqaroi dy dite me pare KM Rama “…nuk janë kauza për parti të mëdha!” Ne fakt qenien “parti e madhe” apo “parti e vogel” e verifikon vetem gara brenda partise si tregues i demokratizimit te tyre, si dhe gara brenda shoqerise, dmth ndermjet partive, si tregues ky i perparimit te vendit drejt Europes se enderruar dhe emancipimit shoqeror ne teresi. Ne fakt keto tipe gare dhe thuajse cdo lloj gare psh ne “zgjedhjet” brenda partive politike, ne emerimet ne administraten publike, ne prokurimet publike, etj., jane nxjerre hap mbas hapi jashte fjalorit te debatit politik prej asa kohe (2008) dhe jane zevendesuar me “listen” e deputeteve qe mbi motive okulte ku dallohet qarte vetem luajaliteti ndaj bosit apo “Njeshit” te partise dhe interesat ekonomike dmth blerja tek ai e pozicionit ne renditjen ne listen e deputeteve nga perfaqesues te malavites, oligarke, njerez pa emer, pa fytyre dhe pa identitet profesional, publik e politik.
Ne fakt per te njejtat argumente qe zt. Rama dhe ithtaret e tij ndryshuan sistemin brenda nates duke e marre kete koncesion te rendesishem politik nga zt. Berisha vetem pak dite mbas tragjedise se Gerdecit ne Prill 2008, pra te pamundesise per t’u perballe me te fortet (krimin e organizuar) te pales tjeter, edhe sot po kerkohet “ne emer te popullit” “hapja” vetem e listave, po jo e gares. Kjo do te thote qe principet mbi te cilat ndertohet lista te mbeten te pandryshuara, por qytetareve ju ofrohet vetem formalisht si “menu e gatshme” vendosja e renditjes se tyre per te hyre ne Kuvendin e Shqiperise. Edhe pse ne dukje shfaqet si nje hap perpara ne krahasim me te sotmes feudale te qeverisjes se partive politike, ky hap duket i pamjaftueshem, dmth qe qytetaret te kenaqen me lejen qe ju jep udheheqesi qe “te vendosin vetem radhen e ketyre te fundit (gomereve)”nga lista gomereve te per zgjedhur prej tij” – sic e thjeshtezon shpjegimin nje humorist I njohur… Ne fakt, mendoj se zt. Basha si pretendent i pushtetit ka plotesisht te drejte kur thote se edhe nese kjo behet, per sa kohe qe krimi i organizuar bashkejeton me politiken qeverisese (pushtetin) asgje nuk ndryshon. Themelore sipas tij eshte ndarja e politikes nga krimi. E ky konkluzion pranohet si aksiome dhe parimor edhe nga shumica e te tjereve brenda dhe jashte vendit. Por a ka ndonje shans qe kjo ndarje te behet si “vullnet i liderit suprem”? Pervoja ne zbatimin me hope te ligjit drakonian te dekriminalizimit dhe reforma ne drejtesi e tkurrur dhe e kontrolluar politikisht deri ne kufinjte e deshtimit se saj (reformes) provon se edhe sikur ky vullnet te ekzistonte ne te vertete, kjo eshte tashme e pamundur.
Pavaresisht sa thashe me siper, situata ka nje rrugedalje tashme te sprovuar prej me shume se shekulli me boten demokratike: rotacioni i pushtetit. “Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut.”- vuri ne dukje Ambassadorja Amerikane Juri Kim tre dite me pare.
Une nuk mund te parashikoj nese zt. Rama do ta coje deri ne fund ambicjen e tij per te mbajte pushtetin me cdo kusht ku perfshihet edhe alibia e listave te hapura si nje mjet qe asgjeson koalicionet parazgjedhore qe presupozohet se a priory mund te nxjerre PS/Rilindjen si grupimin politik me te madh ne vend me te drejten per te negociuar krijimin e qeverise se ardhshme, sado te mpakur nga konsumi i kuptueshem i pushtetit, nga deshtimet spektakolare ne reformat e premtuara, e mbi te gjitha nga skandalet e pafundme qe pelcasin cdo dite. Por jam i bindur personalisht se as zt. Rama dhe as elita politike drejtuese ne vendin tone nuk do te mund ta pranojne qe te hapet garea politike, dmth qe individe me reputacion publik, profesional e pse jo edhe politik te kuotohen ne garen politike me lart se te perzgjedhurit e tyre nga shumica eunuke te pallatit partiak, biznesmene te respektuar si te tille, por politikisht zbatues te parimit mesjetar: “Zot me jep mend sa te lidh ushkuret” apo gra-zonja te respektuara qe nuk i njeh as shkalla ku banojne, jo me komuniteti e Shqiperia.
«Politikanët dhe pelenat duhen ndërruar sa më shpesh dhe për të njëjtën arsye» – ka thënë Mark Twain perpara me shume se nje shekulli. E pra, ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme a vendore, apo te dyja bashke, kurdo qe te mbahen ato, eshte koha qe shqiptaret te provojne se jane ne afer Europes dhe vlerave civilizuese te saj dhe jo “70 vjet pas e 100 vjet anash saj”…