Dëshmia tronditëse e vajzës së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë: Më jepnin kokainë, dhe më detyronin të shkoja…

0
95

U shfrytëzua sēksualisht nga katër persona në Fushë-Krujë për tetë muaj, por ndërsa ka vendosur të flasë në banesë iu vendos tritol.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçare që ka gjetur guximin të denoncojë dhūnuesit.

Në një rrëfim me gazetaren Dorjana Bezat vajza tregon për “News 24” se është abūzuar sēksualisht, drōguar e më pas shfrytëzuar si prōstitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar sēksualisht që kur isha 16 vjeçe.

Me jepnin drōga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhūnonin fizikisht.

Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kōkainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia.

Jam shfrytëzuar si prōstitutë për 8 muaj. Para akteve sēksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drōgë.

Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abūzonin sēksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat:

“Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga drōga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”.

TRITOLI NË BANESË

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në banesën e 17-vjeçares, e cila ishte shfrytëzuar sēksualisht nga katër persona, që ushtronin edhe veprimtarinë krīminale në fushën e kultivimit të kanabisīt është hedhur edhe një sasi tritoli.

Katër të rinjtë u arrestuan një ditë më parë, pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë.

Policia ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që është shtetasi A. B. i shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e një dite më parë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.

Një ditë më parë, policia njoftoi se të arrestuarit “kanë nxitur për përdorimin e drōgës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar sēksualisht atë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here