Këshilltari i CDU-së gjermane, Martin Heze e cilëson nismën e PS për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës si një grusht shteti. Në një postim në Twitter, Henze ka publikuar marrëveshjen e 5 qershorit të nënshkruar në prani të ambasadorëve të SHBA dhe BE dhe shprehet se me aktet e fundit të Edi Ramës, kjo marrëveshje nuk ekziston.
“Një reformë demokratike e Kodit Zgjedhor mes qeverisë dhe opozitës, e mbështetur nga SHBA dhe BE ka dështuar. Qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe opozita e paligjshme, komuniste në parlament kanë shkelur kontratën dhe po miratojnë një ligj elektoral anti demokratik. Rama dhe opozita e paligjshme në parlamentin shqiptar duan të ndryshojnë kushtetutën. Ata që kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa institucione që ndajnë pushtetet nuk mund të ndryshojnë Kushtetutën. Organizata “Rama” dhe opozita ilegale në parlament po kryejnë kështu një grusht shteti masiv kushtetues, d.m.th tradhti të lartë”,- shprehet ndër të tjera Martin Henze.
Postimi i Henze është bërë dhe në profilet zyrtare të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të lartë të BE dhe kërkon reagimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri.