Thaçi mbërrin në Hagë: Ky është çmimi i lirisë….

0
152

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë për t’u intervistuar nga prokurorët.

Atë e kanë pritur disa dhjetëra shqiptarë që po protestojnë kundër ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar. Një Kosovë e lirë e pavarur, e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim i ligjit. Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të ngadhënjej për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim”.

“Asnjëri nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për liri. Besoj në paqe, të vërtetën dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mirë me gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi dhe jam shumë krenar”.

“Destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi e përhershme me SHBA-në”, ka thënë Thaçi para selisë së Speciales, teksa dëgjoheshin brohoritjet ‘UÇK-UÇK’ dhe ‘Thaçi – Thaçi’.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar disa javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit, në të cilën ai dyshohet për krime lufte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here