Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Çim Peka LIVE, komentoi situatën e krijuar në Kosovë pasi presidenti Hashim Thaçi po intervistohet në Hagë pas aktakuzës për krime lufte.
“Është një situatë e vështirë për Kosovën pasi akuzat ndaj UÇK-së e kanë burimin e parë në Beograd dhe Serbi. Nëse ndodh konfirmimi i ndonjë vepre, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë.
Kosova duhet të bëjë kujdes, të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, që Kosova të mbetet e pastër në fund te procesit,” tha ai.