Përmes një video të publikuar në facebook, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma denoncon atë që e quan braktisje të qytetarëve nga qeveria.
“Edi Rama është në luftë me shqiptarët që i vjedh dhe dhunon për pushtetin dhe pasurinë e tij dhe të oligarkëve të tij” shkruan Duma në statusin që shoqëron videon në rrjetet sociale.
Teksti në video:
Pasi përdori një strategji terrori, Edi Rama hodhi poshtë sakrificat e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Nga mungesa e testimeve spitalet u shndërruan në qendra të përhapjes së COVID-19.
Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon!
Edi Rama e përdori pandeminë për qëllime korruptive. Duke provokuar konflikt dhe përplasje me qytetarët për t’u shërbyer oligarkëve dhe interesave klienteliste! Sot Edi Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive!
Miliona euro shkuan për oligarkët, ndërsa ndihma ekonomike për qytetarët ishte më e vogla në Rajon!
Sepse Edi Rama përpara shëndetit të qytetarëve zgjodhi klientët e tij!