“Kufomë politike që po qelb dynjanë”, Alibeaj: Rama është i vetëm në rrugëtimin e tij të marrëzisë

0
203

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një intervistë të dhënë për Abc News mbrëmjen e kësaj të mërkure ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë duke u fokusuar tek ndryshimet kushtetuese.

Alibeaj është shprehur se kjo është një trajektore marrëzie që ka nisur së fundmi kryeministri Rama duke dalë kundër ndërkombëtarëve të cilët theksojnë se nuk do të duhet të ketë asnjë ndërhyrje në marrëveshjen e 5 qershorit.

“Ndërkombëtarët tashmë kanë parë hap pas hapi se nuk ishte ky engjëlli që shfaqet ato kanë pasur edhe projekte afatmesme duke theksuar reformën territoriale dhe atë në Drejtësi, që tregon se e gjithë kjo kohë ka ngritur dhe dyshimet tek ata. Më në fund duket se Rama është i vetëm në rrugëtimin e tij të marrëzisë që nduk do të vijë më në Shqipëri, jemi në një moment delikat në atë të hapjes së negociata, ku reforma zgjedhore është një ndër kushtet.

Marrëveshja është rruga që na çon në hapjen e negociatave. Po të lexosh deklaratën e Wandephul, fjalitë ishin të qarta ta cilët theksonin se nëse nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit dhe bëhen akte të tjera shtesë, një ndarje që do të ishte traumatike. Mendoni sforcat e mëdha që vetë Evropa ka për ta mbajtur zgjerimin shpresë për ne por edhe një mundësi e fortë politike. Ta prishësh gjithë këtë histori vetëm për një person është një dëm i madh dhe prishja e një projekti të madh e integrimit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Alibeaj.

Ndër të tjera ish deputeti demokrat është shprehur se është e vështirë të mendosh se si një person për tekat e tij i është vënë kundra të gjithë me qëllim që të mbajë postin e tij.

Sipas tij është e rëndësishme që ai të reflektojë dhe të ndjekë linjën e të gjithëve në mënyrë që të mos bëjë që Shqipëria të paguajë një faturë të rëndë siç është ajo e rrugëtimit drejt BE-së e ndarë nga Maqedonia.

“E para është ky një parlament ilegjitim që të dalësh para një gjëje të tillë, duhet një guxim prej të marri për të dalë para shqiptarëve nga një anë dhe ndërkombëtarëve nga ana tjetër, kushdo e kupton se nuk do të ketë kurrsesi pavarësisht se bën këtë lojë dhe testim kjo nuk do të shkojë te votimi pasi nuk ka shqiptarë sot që të mos e kuptojë se e gjithë kjo bëhet për një arsye të thjeshtë, pasi rotacioni politik do të ndodhë, edhe sikur të bëjë kryeneçin përkthehet te njerëzit në më shumë refuzim, bjerrje të mbështetjes elektorale është i humbur në çdo rast, unë besoj se të qenët në të njëjtën linje me opozitën, shqiptarët dhe me ndërkombëtarët është linjë për të mos marrë faturën e rëndë të ndarjes nga Maqedonia është një problem që prek të gjithë shqiptarët. Një gjë është e sigurt se dikush do i thotë se halli i madh që ka rrotacioni politik ndershkimi që ai u ka dhënë si faturë shqiptarëve është frika nga ndërshkimi ligjor që vjen pas rotacionit. Kjo kufomë politike duhet të largohet një orë e më parë sepse po qelb dynjanë”, është shprehur ish deputeti.

Gjithashtu ish deputeti ka thënë ndër të tjera se rotacioni politik do të ndodhe me çdo lloj sistemi kjo tregon se opozita do të jetë në zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here