E Mërkurë dt 15 Korrik 2020 moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 13/30°C
Zonat e ulëta 15/33°C
Zonat bregdetare 18/32°C
E Mërkurë dt 15 Korrik 2020
Kosova për ditën e Mërkurë dt 15 Korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu të izoluara. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 26°C gradë Celcius.
E Enjte dt 16 Korrik 2020
E Enjte dt 16 Korrik 2020 moti do të mbetet me alternime kthjellimsh dhe shtim të vranësirave deri mesatare në zonat malore të pasuara nga rreshje lokale. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/27°C
Zonat e ulëta 14/31°C
Zonat bregdetare 18/30°C/RTSH