Nishani: Gangsterri që e mbushi Parlamentin me trafikantë dhe vrasës pretendoka ndryshimin e Kushtetutës…

0
128

Ish- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe njekohesisht kreu i Këshillit Kombëtar të PD është shprehur kundër ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës për Listat e Hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

STATUSI NGA BUJAR NISHANI

Gangsterri në krye të sektit të hajnisë vetquajtur “rilindsa”, që e mbushi Parlamentin me trafikantë, vrasës e të dënuar ordinerë, që mbushi bashkitë e vendit me përdhunues, falsifikatorë e drogmenë, pretendoka të drejtën për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor me votat e tij, pa konsensusin e opozitës !!!!!

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk jane ligje e legjislacion që përfaqësojnë vullnetin politik të maxhorancës parlamentare.

Kushtetuta e Republikës përfaqëson vullnetin e shumicës absolutet të sovranit, duke garantuar madje, të drejtat themelore të çdo minorance.

Kodi Zgjedhor përfaqëson vullnetin e barabartë politik të maxhorancës dhe opozitës pasi në proçesin zgjedhor nuk ka maxhorancë dhe opozitë por blloqe politike që garojnë të barabartë.

Gangsterri, në votimet më të fundit mori veç 15% të përfaqësimit popullor.

15%-shi, si sekti i hajnisë do t’ju imponojë vullnetin shqiptarëve mbi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor ?

Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për t’ja dhuruar gangsterrit në këtë “fakt të kryer”.

Le të shohim !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here