Paloka nxjerr videon: Murrizi pranoi hapur që kërkësa për heqjen e koalicioneve ishte e Ramës

0
119

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka postuar në FB një video, ku Myslym Murrizi thotë qartë së ka qenë Edi Rama ai që ka kërkuar të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Deklarata e deputetit Murrizi hedh poshtë alibinë e Edi Ramës se koalicionet nuk ishin kërkesë e tij, por e disa deputetëve në parlament.

Myslim Murrizi në emisionin “Repolitix”

Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.

Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.

Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!

Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?

Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.

Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?

Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.

Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.

Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!

Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!

Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here